Bota

Pak ditë para se të merrte detyrën, humb jetën nga Covid-19 kongresmeni republikan Luke Letlow

30 Dhjetor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Pak ditë para se të merrte detyrën, humb jetën nga Covid-19

SHBA-Kongresmeni republikan, Luke Letlow ka humbur jetën mëngjesin e sotëm nga Covid-19 në SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ai ishte në moshën 41-vjeçare. Letlow ishte i zgjedhur nga republikanët për të përfaqësuar rajonin e 5-të të Kongresit të Luizianës.

Ai u infektua me Covid disa ditë më parë por shëndeti i i u përkeqsua ndjeshëm për shkak të disa ndërlikimeve nga virusi.

Sekretari i tij, Andrew Bautsch tha se familja e tij i vlerëson lutjet e shumta dhe mbështetjen në këto ditë të vështira. Më tej, ai u shpreh se momentalisht familja e tij kërkon  privatësi.

“Familja e tij i vlerëson lutjet e shumta dhe mbështetjen gjatë ditëve të kaluara, por kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të papritur. Një deklaratë nga familja së bashku me rregullimet e varrimit do të shpallet në një kohë më vonë,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew bautsch humb jeten nga covid luke letlow andrew bautsch humb jeten nga covid luke letlow

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 07:09

ANGLI- Vaksina anti-Covid e Universitetit të Oksford-it dhe AstraZeneca-s është miratuar ditën e sotme për përdorim në Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ...