Bota

Nëntoka nuk ndalon së dredhuri! Shënohen mbi 40 paslëkundje gjatë natës, 7 viktima dhe dhjetra të plagosur, Shqipëria dh

30 Dhjetor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Nëntoka nuk ndalon së dredhuri! Shënohen mbi 40 paslëkundje

ZAGREB– Kroacia ende në tmerr! Pas tërmetit të fortë që tronditi vendin mesditën e djeshme, është goditur me mbi 40 palëkundje, një prej tyre ka shënuar magnitiudë jo më pak se 4.8 e shkallës Rihter. 

Tërmetet dhe lëkundjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, ndërkohë që Ushtria dhe Forcat Speciale janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuarit nën rrënoja. Deri më tani bilanci shënon, të paktën shtatë persona të vdekur mes tyre dhe një 12-vjeçare.

Deri më tani, përveç viktimave, raportohet se të paktën gjashtë persona janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 20 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat pa probleme dhe pasoja për jetën. Nga pamjet e nxjerra në mediat kroate shihet qyteti i Petrinjës i kthyer në “qytet fantazëm” pa njerëz.

Ndërkohë që me Kroacinë janë solidarizuar edhe Kosova me Shqipërinë. Një një letër dërguar homologur kroat Andrej Plenkoviç, Kryeministri i Kosovës Avdullah Joti u shpreh se ishte i gatshëm që ta ndihmonte me çdo gjë, ndërsa Kryeministri Rama në një postim në Twitter deklaroi se ka dhuruar 250 mijë euro për rindërtimin e Petrinjës.

Gjithashtu me Kroacinë është solidarizuar edhe Papa Françesku me anë të një postimi në Tëitter, ku ka thënë se po lutet për vikstimat dhe për familjet e tyre.Ndërkohë që lëkundjet e tërmetit kanë epiqendrën në Kroaci, vala është ndjerë edhe tek vendet fqinje, në Serbi, Bosnje Herzegovinë, Slloveni. 

(I.A;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 07:09

ANGLI- Vaksina anti-Covid e Universitetit të Oksford-it dhe AstraZeneca-s është miratuar ditën e sotme për përdorim në Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ...