Politike

29 Dhjetor 2020, 20:44 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeverisës. I ftuar në emisionin “Tempora”, Meta u shpreh se për të bërë emërimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në postin e ri si kryediplomate duhet që të zhdekretohet kryeministri Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar,“- u shpreh presidenti. 

Ndërsa i pyetur nëse do të dekretojë Niko Peleshin si ministër të Mbrojtjes pasi për të vijon hetimi për çështjen e pesticideve.

Nuk e kam një informacion të tillë. Nuk jam njohur me propozimet zyrtare. Pa dyshim që do të ketë një përgjigje zytare,”-shtoi Meta. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet në qeverinë rama ilir meta ndryshimet në qeverinë rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 19:05

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha,, ka reaguar pa tërmetit 6,3 ballë që gotiti Kroacinë ditën e sotme.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ...