Politike

Spiropali komenton ndryshimet në qeveri: Lleshaj vendosi standard të ri me dorëheqjen e tij, ndaj Cakajt u bënë sulme bruta

29 Dhjetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Spiropali komenton ndryshimet në qeveri: Lleshaj vendosi standard të

TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke folur për ndryshimet e fundit në qeveri. E ftuar në emisionin “Real Story”, spiropali ka thënë se Kryeministri ka ndryshuar ekipin para zgjedhjeve dhe sipas saj zgjedhja e Ramës është legjitime.

Ndërkohë ajo ka folur edhe për ish-ministrin Lleshaj, ku tha se ky i fundit me dorëheqjen e tij vendosi standard të ri,sakaq shtoi se Cakaj është sulmuar në mënyrë brutale. Spiropali ka thënë ndër të tjera emërimet e reja në qeverinë Rama do i japin frymë ndryshe dhe pozitive maxhorancës.

“Nuk besoj se ka pasur ngut apo domosdoshmëri ndryshimi, por më shumë ka qenë zgjedhje e kryeministrit për të ndryshuar ekipin para zgjedhjeve, është totalisht legjitime. Edhe vullneti i ministrit Lleshaj dhe Cakajt besoj se ka ndikuar. Lleshaj ka dhënë shpjegimet e tij, si standard moral i tij dhe maxhorancës sonë. Ky standard është i pakrahasueshëm me paraardhësit. Sulmet ndaj Cakajt kanë qenë brutale. Besoj se ka mbajtur postin e tij në Ministrinë e Jashtme me dinjitet. Ministrat që ishin në detyrë nuk kanë bërë faje të rënda. Është e drejtë e kryeministrit të bëjë zgjedhje. Blendi Çuçi është njeri politik , i provuar. Edhe Olta Xhaçka është e provuar më herët. Janë drejtues politikë edhe në qarqe. Emërimet e reja i kanë dhënë frymë qeverisë. Këta persona do i japin dinjitet edhe Kosovës. janë sulmuar ministrat nga Kosova, vetëm pse ishin nga Kosova. Sulmet janë vulë turpi në CV e tyre. Ishin dy ministra që nuk janë akuzuar për asgjë serioze. Ishin dy të rinj që besoj do kenë besoj sukses në karrierë. Nëse kjo është dështim, sukses do quheshin vetëm kolltukofagët. Ilir Metës nuk ia njeh Kushtetuta që të gjykojë politikisht ministrat. Kemi qeveri politike, më të motivuar se kurrë”, deklaroi Spiropali.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 19:05

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha,, ka reaguar pa tërmetit 6,3 ballë që gotiti Kroacinë ditën e sotme.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ...