Politike

Dha dorëheqjen si ministër! Gent Cakaj pritet ‘me krahë hapur’ në Kosovë, deputeti i LDK-së i bën ftesën: Të vijë

29 Dhjetor 2020, 18:50 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen si ministër! Gent Cakaj pritet ‘me krahë

KOSOVË– Pas dorëheqjes që ka dhënë ish-ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj,  janë krijuar dhe aludime të ndryshme.

Kështu së fundmi në Kosovë janë ngritur pikëpyetje se Cakaj, mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në lidhje me këtë ka folur edhe  deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili ka thënë se është i mirëpritur që të futet në parti. Ndër të tjera ai shton se ende nuk ka ndonjë informacion konkret në lidhje me Cakajn për këtë çështje.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete. Është i mirëseardhur çdo qytetar, por mbetet që Cakaj ta mendojë vetë se a dëshiron që t’i bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së”, ka thënë ai për mediat kosovare.

Cakaj dha dorëheqjen ditën e sotme për t’u zëvendësuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në vend të kësaj të fundit, është caktuar ish-zv.kryeministri, Niko Peleshi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj sejdi hoxha gent cakaj sejdi hoxha

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 16:43

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hequr dorë nga posti i tij ditën e sotme. Sipas Gazetës Ekspress, e cila ka arritur që të shkëpus...