Politike

S’kanë fund lëvizjet në qeverinë e Ramës! Pas dorëheqjes së Genc Cakajt, një tjetër lirohet nga detyra! Braçe firmos

29 Dhjetor 2020, 18:26 Nga DOSJA
S’kanë fund lëvizjet në qeverinë e Ramës! Pas

TIRANË– Pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i  nga ministrit të Jashtëm në detyrë është shkarluar edhe zv.ministri për Ministrinë e Jashtme, Sokol Dedaj. Vendimi për lirimin nga detyra është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe.

VENDIMI: 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Z. Sokol Dedja, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

Cakaj dha dorëheqjen ditën e sotme për t’u zëvendësuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në vend të kësaj të fundit, është caktuar ish-zv.kryeministri, Niko Peleshi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shkarkohet sokol dedaj shkarkohet sokol dedaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 16:43

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hequr dorë nga posti i tij ditën e sotme. Sipas Gazetës Ekspress, e cila ka arritur që të shkëpus...