Bota

Vaksina AstraZeneca mund të mos e marrë aprovimin për përdorim emergjent në muajin janar/ Drejtori ekzekutiv i FDA-së: Na

29 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Vaksina AstraZeneca mund të mos e marrë aprovimin për

AMSTERDAM-Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mund të mos e autorizojë në janar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga laboratori AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford. Lajmi është konfirmuar nga zëvendës drejtori ekzekutiv i saj Nowl Wathion, ku ndër të tjera ai ka thënë se duhen më shumë prova për cilësinë e vaksinës.

“Ata madje nuk kanë paraqitur ende një kërkesë. Deri më sot, agjencia evropiane ka marrë vetëm disa informacione të caktuara rreth vaksinës. Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna për cilësinë e vaksinës. Dhe atëherë kompania do të duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare. Në këto kushte, është e pamundur që Agjencia Evropiane e Barnave të jetë në gjendje të autorizojë këtë vaksinë kandidate kundër koronavirusit muajin tjetër,”-ka thënë ai.

Deri më sot, vetëm vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është vërtetuar nga agjencia Evropiane. Ndërkohë fushatat e vaksinimit filluan këtë fundjavë në territorin e Bashkimit Evropian. Përveç Pfizer / BioNTech, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë miratuar gjithashtu vaksinën e zhvilluar nga Moderna.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca fda astrazeneca fda

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 13:48

A ka hequr Netflix filma e Johnny Deep?

SHBA– Disa vëzhgues të kujdesshëm raportojnë se Netflix ka hequr të gjithë filmat e Johnny Depp nga shërbimi i tij. Jo vetëm që kjo histori nuk është e vë...