Studimi: Personat që kalojnë COVID, imunitet më shumë se 8 muaj, ç’ndodh kur infektohemi dy herë
29 Dhjetor 2020, 16:12Nga DOSJA
Personat që kalojnë COVID krijojnë imunitet më shumë se 8 muaj. Është ky përfundimi i studimit te fundit i botuar nga ekspertët kërkimorë në Australi ku janë marrë në shqyrtim janë marrë personat e prekur me COVID që në nisje të pandemisë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se imuniteti zgjat më shumë sesa tregojnë antitrupat në laborator.
“Ky studim në veçanti tregonte formimin e qelizave kujtese “B” që qëndronin në fjakun e personave te studiuar deri ne 242 ditë. Tregon qarte që imuniteti zgjat më shume sesa është kapaciteti ynë i matjes së antitrupave. Limfocitet “B” janë ato limfocite që prodhojnë antitrupa jo vetëm IGM dhe IGG”.
Por çfarë do të thotë krijimi i limfociteve B tek personat që kanë kaluar COVID?
“Nëse infeksioni rihyn për herë të dyte tek këta persona përgjigja ndaj infeksionit është shumë më e shpejtë se herën e parë”.
I pyetur për situatën e COVID në vend, Ilir Alimehmeti thotë se java e fundit e dhjetorit e ka zbritur pozitivitetin në 21 % nga 38 % që ishte në fillim të muajit. Por edhe pse në kryeqytet shumica kanë krijuar imunitet, sërish në Tiranë kemi transmetim komunitar.
“Në mosha të caktuara është vendosur nr i lartë rastesh që e kanë kaluar COVID. Më ftohjen e temperatura do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ende kemi transmetim komunitar me intensitet më të lartë të mundshëm”.
Sipas ekspertëve në vend janë afro 23 mijë raste aktive COVID.
Marrë nga Tv Klan
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Deri ku mund të arrijnë marrëdhëniet e këqija mes një nuseje dhe një vjehrre? Kinematografia i ka treguar të gjitha ekstremitetet, letërsia po ashtu. Por prisni...
TIRANË- 6 të vdekur dhe 574 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash. Siç shihet në foto e siguruara nga Dosja.al makina është...
TIRANË- 2 shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar ditën e sotme nga Franca dhe nga Gjermania.Në njoftimin e policisë, bëhe...
TIRANË–Ditën e sotme pritet të ballafaqohen në Gjykatë, Shkëlzen Buci dhe Faik Buci me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.Ky i fundit ka nx...
TIRANË– Afati për kolaudimin e automjeteve do të shtyhet! Ky lajm u tha ditën e sotme nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë k...
DURRËS– Që prej ditës së djeshme qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq.Rrjeshjet e dendura dhe era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e skelave të nj...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një relacion sa i takon projektvendimit për “Rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim...
TIRANË – Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike do të jenë të mbyllura në datën 31 Dhjetor.Me anë të...