Aktualitet

Vrasja e Eglantina Bucit/ Shkëlzen Buci dhe i ati ballafaqohen në Gjykatë me dëshmitarin, Miklar Tolën

29 Dhjetor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Vrasja e Eglantina Bucit/ Shkëlzen Buci dhe i ati ballafaqohen në

TIRANË–Ditën e sotme pritet të ballafaqohen në Gjykatë, Shkëlzen Buci dhe Faik Buci me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.

Ky i fundit ka nxjerrë ‘zbuluar’ Shkëlzen Bucin lidhur me atentatin ndaj Mishel Prelës disa vite më parë, duke thënë se ishte paguar nga Buci për të ndjekur itinerarin e aktorit.Pritet që dëshmia e Tolës në lidhje me ngjarjen e rëndë në familjen Buci të jetë përcaktuese.

Vrasja e Eglantina Bucit është zbardhur 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua parë babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci, vëllai i saj. Familja e saj nuk e pranoi lidhjen me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes dhe për këtë aryse e vranë. Detaje tronditëse për këtë ngjarje ka treguar edhe një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje. Ai shprehet se vëllai e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën në Malin me Gropa. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se e kreu punën. Për këtë ngjarje në polici Faik Buci ka dhënë dy dëshmi kontradiktore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci zbardhet vrasja e eglantina buci eglantina buci faik buci zbardhet vrasja e eglantina buci

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...