Aktualitet

Tym dhe flakë/ Digjet në ecje një automjet në rrugën pas Muzeut Kombëtar Tiranë (NJOFTIMI)

29 Dhjetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Tym dhe flakë/ Digjet në ecje një automjet në rrugën

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pas Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë para pak minutash. Siç shihet në foto e siguruara nga Dosja.al makina është përfshirë e tëra nga flakët, ndërkohë bëhet e ditur se shkak ka qenë një difekt teknik. Në foto shihet se afër makinës janë mbledhur disa njerëz.

Deri më tani për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, sakaq bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë zjarrëfikësit, të cilët kanë bërë të mundur dhe shurjen e flakëve.

Ndërkohë policia në një njoftim bën me dije se mjeti i drejtohej nga gruaja me iniciale K.V dhe pasagjer kishte shtetasin me iniciale E.G . Policia shton se në vendngjarje ka arritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes.

NJOFTIMI: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendgjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.  Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake makina ne ecje merr flake makina ne ecje

Sondazh

Poll