Aktualitet

Rihapet procesi ndaj vrasjes së Isamele Lulli, një person i tretë dyshohet se bashkëpunoi me dy shqiptarët për ekzekutimin

29 Dhjetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Rihapet procesi ndaj vrasjes së Isamele Lulli, një person i tretë

ITALI– Prokuroria e Pesaros ka rihapur çështjen e vrasjes së 17-vjeçarit italian, Ismaele Lulli, i cili është ekzekutuar në vitin 2015 në mënyrë makabër nga dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta, të dënuar nga Gjykata e Apelit të Ankonës me dënim të përjetshëm.

Sipas zbulimeve të bëra, prokurorët italianë kanë thënë se bashkëautore në vrasje ka qenë dhe 24-vjeçarja Ambra Saliji, ish e dashura e shqiptarit Igli Meta, ku prej të cilët dyshohet se dhe ka nisur debati.

Sipas një vendimi të ri, të marrë ditën e sotme, ajo nga kaluar nga një dëshmitare në procesin ndaj dy shqiptarëve, në një person nën hetim me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e vullnetshme të viktimës. Sipas prokurores Irene Lilliu, Ambra Saliji ka ndihmuar në futjen në kurth të viktimës dhe ka pranuar që Igli Meta e Marjo Mema mund t’i bënin keq.

Në lidhje më këtë vendim ka reaguar dhe nëna e Ismaele Lulli-të, e cila ka thënë më në fund do të mund të marrë vesh se çfarë kërkonin nga Ismaele e pse Ambra e futi në kurth të birin e saj.

“Gjykimin e Ambra-s si fajtore në krim, e kemi kërkuar vite më parë me avokatët. Këmbëngulëm shumë dhe pas arkivimit të çështjes, më në fund na u pranua. Tashmë do marrim vesh të vërtetën,”-ka thënë ajo.

Krimi ka ndodhur më 19 korrik të 2015 në komunën Sant’Angelo in Vada në provincën e Pesaro Urbinos. 17-vjeçari italian u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar të qytezës dhe u ekzekutua në mënyrë makabër me një prerje të thellë në fyt. Motivi i këtij krimi ishte xhelozia e shqiptarit Igli Meta me dyshimin e një flirti mes Ismaele Lullit e të fejuarës së tij Ambra. Gjykata italiane ka njohur si ekzekutues të krimit shqiptarin Igli Meta e si bashkëpunëtor e bashkëautor të plotë në vrasje, mikun e tij Marjo Mema. Në nivelin e parë të gjykimit Igli Meta ishte dënuar me dënim të përjetshëm e Marjo Mema me 28 vite e 4 muaj burg. Por Gjykata e Apelit të Ankonës më vitin 2018 ndryshoi vendim duke i dhënë dënim të përjetshëm të dy autorëve të këtij krimi makabër.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igli meta ismaele lulli marjo mema igli meta ismaele lulli marjo mema

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...