Aktualitet

Aplikimi për dokumente biometrike/ Ministria e Brendshme njofton: Zyrat të hapura deri në 30 dhjetor

29 Dhjetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
Aplikimi për dokumente biometrike/ Ministria e Brendshme njofton: Zyrat

TIRANË – Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike do të jenë të mbyllura në datën 31 Dhjetor.

Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria e Brendshme njofton se kjo bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada”, shkruan Ministria e Brendshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aplikimi per dokumente biometrike aplikimi per dokumente biometrike

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...