Aktualitet

Çfarë duhet të bëjnë efektivët gjatë zgjedhjeve?/ Zbardhet relacioni i KQZ, polici nuk duhet të jetë i anagazhuar 4 mua

29 Dhjetor 2020, 14:04 Nga DOSJA
Çfarë duhet të bëjnë efektivët gjatë

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një relacion sa i takon projektvendimit për “Rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”. Në relacion thuhet se Policia e Shtetit duhet të hartojë një Plan Masash për ruajtjen dhe sigurimin e ndërtesave ku do kryhet administrimi i zgjedhjeve, mjediseve të jashtme, shoqërimin e materialeve dhe pajisjen e punonjësve me detyra.

Policët duhet të instruktojnë dhe trajnojnë punonjësit në lidhje me dokumentacionin zyrtar që përdoret gjatë procesit. Ndalohet angazhimi i punonjësve të policisë të rekrutuar në 4 muajt e fundit para ditës së zgjedhjeve. Asnjë person i armatosur nuk lejohet të qëndrojë në mjediset e qendrës së votimit dhe mjediset jashtë qendrës së votimit, me përjashtim të punonjësve të Policisë në ushtrim të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i paraqet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve 10 ditë para datës së zgjedhjeve listën e plotë të punonjësve të ngarkuar me detyra gjatë zgjedhjeve. Ai është i detyruar të informojë menjëherë Komisionerin për çdo ndryshim në listë.

Në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj dhe në korridoret e brendshme të ndërtesës dhe rreth QV dhe në një rreze prej 150 m, sipas shenjave dalluese nuk lejohet prania apo grumbullimi i personave, përveç zgjedhësve që presin në radhë për të votuar.

Në nenin 8 thuhet se duhet të ketë një regjistër të posaçëm nga ana e Policisë së Shtetit për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore.

Gjatë periudhës zgjedhore, ky regjistër është i aksesueshëm në çdo moment nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga subjektet zgjedhore”, thuhet në relacion.

Ndalohet përdorimi i materialeve propagandistike që mund të ndodhen në qendrën e votimit dhe rreth saj në një rreze prej 150 m. Duke u ndalur te prania e efektivëve në ambientet e VNV-së, vendimi për kërkimin e ndihmës do të paraqitet me shkrim ku përcaktohen shkaqet dhe rrethanat.

Sa i takon shoqërimit të kutive me fletët e votimit nga KQV te vendi i numërimit të votave, transporti do bëhet me automjet ku ndodhen anëtarë të KQV-së, sekretari i KQV-së dhe një punonjës i Policisë së Shtetit. “Punonjësi i Policisë së Shtetit nuk ka të drejtë në asnjë rast, që të posedojë, apo të ketë kontakt, me materialet e mësipërme”, thuhet në relacion.

_Dokumenti i plotë

Lexo të plotë dokumentin këtu

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivet e policise zgjedhjet e 25 prillit efektivet e policise zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...