Aktualitet

U arrestuan për protestën e Klodjan Rashës, gjykata lë të lirë tre të rinjtë

29 Dhjetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
U arrestuan për protestën e Klodjan Rashës, gjykata lë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë tre persona të cilët u arrestuan gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Në bazë të argumentit të avokatit Ledjo Nuraj, Gjykata vendosi lirimin e tre të arrestuarëve Vilson Kulemani, Robert Pashnjari dhe Altin Koçi me masën detyrim paraqitje. Prokuroria nuk arriti të provonte mbajtjen e tyre në masën e arrestit të shtëpisë dhe atë me burg.

Protestat për vrasjen e të riut, Klodian Rasha zgjatën me ditë të tëra në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia arrestoi qindra të rinj që kundërshtuan efektivët si dhe dëmtuan pronën publike. Mes të arrestuarve kishte dhe të mitur, arrestimi i të cilëve bëri bujë si dhe u komentua gjatë nga zyra e Avokatit të Popullit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e klodian rashes protesta e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...