Aktualitet

Big Market reagon për mediat

29 Dhjetor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe të ndodhur dy ditë më parë.

Në deklaratën e saj shoqëria thekson se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.

Përkundrazi, Big Alb Group shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve më të mira të shoqërisë.

M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020.

Të kontaktuar nga Dosja.al, zyra e shtypit e Big Alb Group konfirmon këtë version dhe shprehet se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

Big Alb Group refuzon kategorikisht lajmin e shpërndarë në disa portale duke e cilësuar si “të rremë, siç tashmë jemi mësuar gjatë këtij viti me të tilla sajesa”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet big market punonjesja e big market big market punonjesja e big market

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...