Aktualitet

Familjarët e sportistit 24-vjeçar që ndërroi jetë nga ataku kardiak: Na ndihmoni ta sjellim trupin e tij në Shqipëri!

29 Dhjetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Familjarët e sportistit 24-vjeçar që ndërroi jetë nga

TIRANË– Notari i njohur Klavio Meca humbi jetën në moshën 24-vjeçare dy ditë më parë. Lajmi hidhëroi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që njohën nga afër të riun.

Ndërkohë familja e tij kërkon ndihmë për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri. Për këtë është hapur edhe një llogari në tëcilën të gjithë mund të kontribuojnë.

“Na ndihmoni të mbajmë të ndezur kujtesën e Klavios dhe ta çojmë në shtëpi tek familja e tij”- shkruhet ndër të tjera në llogarinë e hapur.

Meça humbi jetën më 27 dhjetor si pasojë e një ataku kardiak. I riu në ato momente sapo ishte ndarë nga shokët e tij, me të cilët ishte në një lokal. Sportisti kishte thyer rekordin Kombëtar me më tepër se tre sekonda, duke shënuar kështu një rekord të ri për vendin tonë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes klavio meça vdes klavio meça

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...