Aktualitet

Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull i përgjegjshmërisë qytetare

29 Dhjetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull i

TIRANË– Edhe këtë fundvit Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, duke e cilësuar muajin dhjetor si muajin e dhurimit për njerëzit në nevojë. Pjesë e dhurimit vullnetar janë bërë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët i janë drejtuar Bankës së Gjakut.

Teksa vlerësoi nismën e policëve bashkiakë për dhurimin e gjakut, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo shërben për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën.

“Kur dhuron gjak, shpëton jetë! Krenar për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët kujdesen jo vetëm për qytetin, por edhe për qytetarët që kanë nevojë për gjak. Si shembull i përgjegjshmërisë qytetare, ata i bashkohen shpesh nismave të Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.

Nisma të tilla shërbejnë për të shpëtuar njerëz, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjësit e policisë bashkiake dhurojne gjak punonjësit e policisë bashkiake dhurojne gjak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...