Aktualitet

Bëhuni gati për dimrin e vërtetë! Meterologu parashikon motin në natën e ndërrimit të Viteve

29 Dhjetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Bëhuni gati për dimrin e vërtetë! Meterologu parashikon

TIRANË– Meterologu Hakil Osmani ka treguar se deri në mesditën e fundit të këtij viti, moti do të jetë i paqendrueshëm, për ti lënë vendin kthjellimeve pjesën e dytë të ditës së enjte, si dhe në datën 1 Janar.

Në një lidhje skype me Fax News,Osmani tha se dita e parë e vitit të ri , pritet që të jetë me mot të qendrueshëm, por me temperatura më të ulëta, ndërkohë që nga fundjava do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut.

Dimri i vërtetë sipas Osmanit do të fillojë në javën e dytë të Janarit, ku temperaturat do të zbresin në -3 gradë. Sa i takon reshjeve të borës ato do të jenë të pranishme vetëm në zonat malore.

Pas datës 31 do të kemi një freskim të motit. Kosova mbetet deri në ditën e mërkurë dhe të enjte në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, dhe të borës, maksimumi i temperaturave shkon deri në 11 gradë celsius.

1 Janari do të sjellë mot të qendrueshëm, me një rënie të lehtë të temperaturave, që luhate nga minus 3 në 12 gradë celsius. Fundjava do të sjellë sërish vranësira, që mund të gjenerojnë dhe reshje të pakta shiu. Dimri i vërtetë pritet që të vijë pas javës së parë të muajit Janar, do të ketë ditë të ftohta, tipike dimri, që do të ndërpriten nga episode dy tre ditëshe, që do të sjellin ulje temperaturash dhe reshje shiu të pakta”, tha Osmani.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet meterologu hakil osmani parashikimi i motit meterologu hakil osmani parashikimi i motit

Sondazh

Poll