Aktualitet

‘Merrni karta false dhe nisuni nga Spanja’/ ‘DailyMail’ ngre ALARMIN për shqiptarin që jep ‘leksione’ sesi të fut

29 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
‘Merrni karta false dhe nisuni nga Spanja’/ ‘DailyMail’

BRITANI– Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të riut shqiptar Dijonis Biba i cili ka dhënë ‘leksione’ se si të shkojnë ilegalisht në Britani.

I ri nga Puka, 20 vjeç, të cilin mediat britanike e cilësojnë si një reper të njohur por që për publikun shqiptar njihet më shume si djali i live në Instagram me femra të njohura të rrjeteve sociale. Biba është i njohur në Instagram për videot që poston si dhe për lidhjen që ka pasur kohë më parë me Kiçen, personazh po ashtu që ka marrë ‘famë’ në rrjetet sociale.

DailyMail ka vënë në foksur një video të Bibës i cili i shpjegon ndjekësve të tij me aplikacionin Google map në dorë rrugën që duhet ndjekin për të kaluar në Britani. Video e cila u bë virale duke u parë më shumë se 100,000 herë, përfshin këshilla për përdorimin e ID të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit.

‘Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni ID-në tuaj.Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar“, thotë ai.

Video, e postuar në 17 maj, ka grumbulluar më shumë se 70,000 shikime. Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është shikuar 30,000 herë, ai përshkroi se si të përdoret Irlanda si një derë e pasme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur kartat e rreme të identitetit rumune.

Merrni karta false dhe nisuni nga Spanja për të mberritur në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju merrni një letërnjoftim tjetër të rremë që ju kushton 300 euro dhe avionin për në Londër. ‘

Në fillim të këtij viti, Mail zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore i cili po shfrytëzonte një rrugë ‘të lehtë’ për në Britani përmes Dublinit duke përdorur dokumente false. Kledjan Kurtaj, reklamoi me guxim rrugën e tij të paligjshme edhe në Facebook.

YouTube ka refuzuar të heqë videot, duke pretenduar se ato nuk shkelin politikat e faqes. Ajo këmbënguli se klipet tregojnë përvojën e Bibës në hyrjen në një vend, por nuk ofrojnë shërbime apo informacione të hollësishme për të ndihmuar tranzitin dhe kalimin e kufirit.

Alp Mehmet, i ‘Migration Watch UK’, tha: ‘Kjo me të vërtetë është e tmerrshme. Tani është koha që kompanitë e mediave sociale të bashkëpunojnë në luftën kundër këtij kërcënimi sesa t’u japin kohë mashtruesve si Biba.

(d.a. a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dijonis biba dijonis biba shpjegon kalimin ilegal ne britani dijonis biba dijonis biba shpjegon kalimin ilegal ne britani

Sondazh

Poll