Bota

‘Blindohet’ rripi i Gazës, 24 orë stërvitje intensive ushtarake

29 Dhjetor 2020, 11:33 Nga DOSJA
‘Blindohet’ rripi i Gazës, 24 orë stërvitje intensive

GAZA – Një stërvitje e madhe ushtarake, që zgjat 24 orë, ka filluar këtë mëngjes në bregdetin e Rripit të Gazës, duke përfshirë milicë nga fraksionet kryesore politike, duke përfshirë Hamasin, Xhihadin Islamik dhe Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Manovrat, në të cilat simulohet zbarkimi i komandove izraelite të kundërshtuara nga milicët lokalë, përfshin lëshimin e raketave nga Rripi drejt detit. Dje një raketë u nis në drejtim të Izraelit, por ajo ra në Rrip. Që nga orët e para të mëngjesit e gjithë vija bregdetare është e mbyllur për civilët dhe peshkatarët të cilëve u ndalohet të hyjnë në det.

Në Gaza qendrore, policia ruan me forcë kryqëzimet kryesore. Në disa rrugë, me iniciativë të Hamasit, janë shfaqur postera që kujtojnë figurën e Qassem Suleimani, gjeneralit iranian të vrarë në Irak një vit më parë. Postera të tjerë, nga Xhihadi Islamik, tregojnë Baha Abu al-Atta, një nga komandantët e tij të vrarë nga Izraeli një vit më parë. Në dronët qiellorë të fraksioneve palestineze – të cilat koordinohen nga një dhomë e vetme komanduese – rifillojnë zhvillimet e stërvitjeve, për të publikuar më pas imazhet në internet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stervitje ushtarake ne rripin e gazes stervitje ushtarake ne rripin e gazes

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 11:11

Mali i Zi: miratohen ndryshimet të ligjit fetar

MAL I ZI-Gjatë natës së të Hënës, parlamenti malazez miratoi projektligjin e qeverisë që parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një di...