Bota

Osmani: Vaksinat anti-Covid në Kosovë do të vijnë në prill, unë do të injektohem me të

29 Dhjetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Osmani: Vaksinat anti-Covid në Kosovë do të vijnë në

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën e pandemisë në Kosovë dhe për vaksinat anti-Covid. Në një deklaratë për mediat ajo tha se vaksinat e para në Kosovë do të vijnë në muajin prill, ndërkohë që shteti i Kosovës momentalisht është edhe në bisedime me vende të tjera që kanë shtesa të vaksinës për t’i huazuar ato. Më tej ajo tha se do e marrë vaksinën anti-Covid, po fillimisht do t’i jepet prioriteteve siç janë personeli mjekësor, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Por kjo nuk do të thotë se nuk po punohet, po ashtu do të kërkojmë ndihmë nga shtetet që kanë shtesë të vaksinave. Unë natyrisht që do ta marr vaksinën, por prioritet mbetet personeli mjekësor, të sëmurët kronikë si edhe të moshuarit”, tha Osmani.

“Jap vlerësimin maksimal për mjekët dhe infermierët, të cilët pavarësisht kushteve të vështirë kanë qëndruar në vijën e zjarrit në këtë situatë të vështirë për shkak të pandemisë. Nuk duhet t’i kthejmë sytë nga shëndetësia vetëm kur kemi pandemi, duhet të përmirësojmë kushte shëndetësore duke e bërë prioritetin numër një. Shëndetësia dhe Arsimi duhet të marrin vëmendjen tonë. Duke bërë bashkë përpjekjet tona shpresoj se do të ecim përpara më përmirësimin e kushteve në shëndetësi. Sot mjekët infermierët kanë nevojë për përkrahjen tonë”, tha Osmani.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina anti-covid vjosa osmani vaksina anti-covid vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 08:46

Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

SHBA– Filmi i njohur me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot, Wonder Woman u kthye në ekranin e madh në vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2017 ...