Bota

Rusia pranon numrin e vërtetë të viktimave, tre herë më i lartë sesa është raportuar!

29 Dhjetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Rusia pranon numrin e vërtetë të viktimave, tre herë më

RUSI-Rusia ka pranuar se numri i vdekjeve të saj nga koronavirus është tre herë më i lartë sesa kishte raportuar më parë, duke e bërë atë vendin me numrin e tretë më të madh të viktimave në botë.
Mediat e huaja shkruajnë se për muaj me radhë, Presidenti Vladimir Putin është mburrur me shkallën e ulët të vdekjes së Rusisë nga virusi, duke thënë në fillim të këtij muaji se ajo kishte bërë një punë më të mirë në menaxhimin e pandemisë sesa vendet perëndimore.
Ekspertët, përfshirë profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët e të dhënave, kanë vënë në dyshim statistikat zyrtare më herët, duke akuzuar qeverinë për shifra të rreme.
Rusia ka konfirmuar zyrtarisht më shumë se tre milion raste koronavirus që nga fillimi i pandemisë ndërsa ka raportuar vetëm 55,265 vdekje .
Shifrat e reja nënkuptojnë se Rusia tani ka numrin e tretë më të lartë në botë të vdekjeve nga COVID-19 pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota numri i viktimave tre here me i larte rusia numri i viktimave tre here me i larte rusia

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 08:46

Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

SHBA– Filmi i njohur me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot, Wonder Woman u kthye në ekranin e madh në vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2017 ...