Bota

SHBA përgëzon Kosovën për plotësimin e një prej pikave të marrëveshjes me Serbinë

29 Dhjetor 2020, 10:42 Nga DOSJA
SHBA përgëzon Kosovën për plotësimin e një prej

KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e një prej pikave të marrëveshjes. Bëhet fjalë për  ndërtimin e pikës së kalimit në Merdare, dhe funksionimit të saj. Në një postim në Twitter, Zyra e Departamentit ka  shkruar se pika e kalimit në Merdare e fianancuar nga BE-ja do të ndihmojë ekonominë e dy vendeve.

“Urime për pikëkalimin modern, të financuar nga BE-ja, në Merdare, i cili tani është plotësisht i stafuar dhe funksional. Kjo strukturë do të ndihmojë ekonominë e rajonit të rritet përmes tregtisë më efikase dhe të sigurt dhe plotëson një nga pikat e Marrëveshjeve të Uashingtonit”, shkruhet në postimin e Departamentit të Shtetit.

Congratulations on the modern, EU-funded checkpoint at Merdare, which is now fully staffed and operational. This facility will help the region’s economy grow through more efficient and secure trade and completes one of the items of the Washington Agreements. pic.twitter.com/DEVKP2Vu9i

— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) December 28, 2020

Ky pikëkalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga pikat e marrëveshjes mes dy vendeve të arritura në Bruksel në vitin 2011. Kjo pikë nuk ishte arritur më parë, ndërkohë që në takimin mes dy vendeve në shtator në Uashington u përsërit prap marrëveshja dhe kjo ishte një nga pikat e saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota departamenti amerikan i shtetit pikekalimi ne merdare departamenti amerikan i shtetit pikekalimi ne merdare

Sondazh

Poll