Bota

Tronditet Kroacia! Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter shkund vendin, vdesin 6 persona dhe plagosen 20 të tjerë

29 Dhjetor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Tronditet Kroacia! Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës

KROACI- Tronditet Kroacia! Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke lënë pas 20 të plagosur deri tani dhe 6 viktima. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

Viktima e parë u shënua një fëmijë, vajzë, 12 vjeçe, që po kalonte në rrugë bashkë me të ëmën. Ndërsa pak më vonë u zbuluan dhe 5 viktima të tjera, midis tyre dhe një fëmijë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo të të plagosurve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nëndrejtori i një spitali në Kroaci ka thënë se kjo situatë është e tmerrshme dhe se të plagosurit po shkojnë nga të gjitha anët.

Kryetari i Petrinjës, Darinko Dumbović deklaroi për mediat vendase se e kishte parë vetë viktimën e parë të këtij tërmeti të tmerrshëm. Nga ana tjetër, policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Petrinjës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit, që të largohen nga ndërtesat dhe rrënojat e tyre. Ndërsa të tjerë që kanë ardhur në mbështetje të Kroacisë janë Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë Kroacinë dhe në vendet përreth saj, si Serbi e Bosnje Herzegovinë. Ndërkohë që deri tani në Kroaci janë ndjerë edhe dy paslëkundje të mëdha me magnidutë 3.7 dhe 4.5 të shkallës rihter.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 11:11

Mali i Zi: miratohen ndryshimet të ligjit fetar

MAL I ZI-Gjatë natës së të Hënës, parlamenti malazez miratoi projektligjin e qeverisë që parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një di...