Bota

Epidemiologu serb del kundër hyrjes së vaksinave në Kosovë: Një shtet serioz nuk e bën këtë gjë, kjo është skandaloze

29 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Epidemiologu serb del kundër hyrjes së vaksinave në Kosovë:

SERBI- Epidemiologu serb, Zoran Radovanoviç si dhe njëkohësisht anëtari i shoqatës “Të Bashkuar Kundër Covid-19” ka kundërshtuar hyrjen e vaksinave të paligjshme në Kosovë. Ai ka thënë se ky është një veprim skandaloz dhe se veprime të tilla nuk bëhen në një shtet serioz.

“Është skandal që ne kontrabandojmë vaksinat, ne ato i dërgojmë në mënyrë të paligjshme”, tha Radovanoviç.

Qeveria e Serbisë para tre ditësh ka shpërndarë edhe në veriun e Kosovës disa vaksina kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer/BioNTech, Lajmin për këtë e dha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë ditën e sotme, Vuçiç ka deklaruar se do të kujdeset për vaksinimin e popullit të tij në Kosovë. Gjithashtu, ai ka thënë se janë të gatshëm të dërgojnë vaksina edhe për shqiptarët.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinat anti-covid zoran radovanoviç vaksinat anti-covid zoran radovanoviç

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 11:11

Mali i Zi: miratohen ndryshimet të ligjit fetar

MAL I ZI-Gjatë natës së të Hënës, parlamenti malazez miratoi projektligjin e qeverisë që parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një di...