Bota

Moti i keq vonon vaksinat, 470 mijë doza të bllokuara për shkak të borës

29 Dhjetor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Moti i keq vonon vaksinat, 470 mijë doza të bllokuara për shkak

ITALI– Një ngarkesë prej 470 mijë doza rrezikon të mbetet në Belgjikë për shkak të motit të keq, të bllokuar nga bora. Ardhja e vaksinës anti-Covid të Pfizer është shtyrë të paktën një ditë në rajone të ndryshme, me rajonet që aktualisht presin të mbushin qendrat e tyre me stoqe, për të furnizuar më pas spitalet dhe qëndrat shëndetësore, të cilat do të jenë nën mbikëqyrje të veçantë nga forcat e rendit, kjo si pasojë e masave të marra për të siguruar ngarkesat nga çdo përpjekje vjedhje.

Nga 65 mijë doza në Lombardi në 44 mijë në Lazio, 40 mijë në Piemonte dhe 16 mijë në Liguria, në këto orë gjithçka është gati për të pritur ngarkesat me vaksina, siç u njoftua dy muaj më parë nga qeveria. Pas Ditës së V, në të gjitha Rajonet ngarkesa e dytë pritej në këto orë, por Piemonte dhe Liguria tashmë kanë zyrtarizuar shtyrjen: “arsyet logjistike të lidhura me valën e borës në të gjithë Evropën”, shpjegohet nga të dy Rajonet pas një takimi në videokonferencë me Komisionerin për Emergjencën, Domenico Arcuri.

Dozat e para të grupit të ri duhet në çdo rast të mbërrijnë deri në 30 Dhjetor dhe të shpërndahen deri më 31 Dhjetor. Gjigandi farmaceutik, disa orë para se rreziqet e një shtyrje të ndodhnin  gjithashtu në Itali, kishte njoftuar vonesa të një dite edhe në Spanjë “për shkak të problemeve logjistike” të kompanisë në Belgjikë, duke mohuar hipotezat e vonesës për Italinë. Sipas disa thashethemeve, mbërritja e dozave pritej në orët e ardhshme, përmes menaxhimit të një kompanie gjermane të transportit, në disa aeroporte italiane.

Mbërritja e 350,000 dozave të vaksinave, që pritej të Hënën, është shtyrë edhe në Spanjë. Ndërkohë, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, shpjegoi se qendrat e prodhimit të vaksinës Biontech-Pfizer do të shtohen në Gjermani. “Ne jemi duke punuar së bashku me Biontech-Pfizer në mënyrë që të ketë qendra shtesë të prodhimit të vaksinave në Marburg dhe Hesse,” i tha ai ZDF.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vonohen vaksinat ne itali dhe spanje vonohen vaksinat ne itali dhe spanje

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 08:46

Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

SHBA– Filmi i njohur me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot, Wonder Woman u kthye në ekranin e madh në vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2017 ...