Bota

Dhoma e Përfaqësuesve rrëzon veton e Presidentit Trump për projekt-ligjin prej 740 mld dollarë për sigurinë

29 Dhjetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
Dhoma e Përfaqësuesve rrëzon veton e Presidentit Trump për

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve ka rrëzuar ditën e djeshme veton e Presidentit Donald Trump për sigurinë në SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se projekt-ligji i parashtruar kishte një vlerë prej 740 miliardë lekësh.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka rrëzuar kërkesën e Trump me 322 vota pro, 87 kundër, ndërkohë që nga personat që votuan pro përfshihen edhe 109 republikanë. Tani pritet edhe votimi i Dhomës së Senatit, që nëse e rrëzon edhe ky atëherë kjo do të jetë hera e parë që vetoja e Trump rrëzohet brenda mandatit të tij.

Me anë të vetos së këtij projekt-ligji Trump donte që të anulonte mbrojtjen që kanë rrjetet sociale nga paditë sociale, që të ndryshonte klauzolën për emërtimin e bazave ushtarake nga gjeneralë të rënë në luftë.

Kjo është hera e parë që ky lloj projekt-ligji nuk merr mbështetjen e një Presidenti. Edhe pse projekt-ligji është miratuar pa asnjë pengesë nga Dhoma e Përfaqësuesve, por vetoja e Trump e bëri atë që të kthehej mbrapsht në Senat për votim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhoma e përfaqësuesve donald trump dhoma e përfaqësuesve donald trump

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 08:46

Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

SHBA– Filmi i njohur me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot, Wonder Woman u kthye në ekranin e madh në vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2017 ...

Bota 28 Dhjetor 2020, 21:49

Buxheti i rënduar i familjeve në pandemi

Për familjen e Fitore Muratit, 37 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ishte e vështirë që ta mbyllnin muajin, pasi gjatë kohës kur në Kosovë ishin në fuqi masa t...