Bota

Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

29 Dhjetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Wonder Woman ‘mund’ koronavirusin

SHBA– Filmi i njohur me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot, Wonder Woman u kthye në ekranin e madh në vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2017  duke vendosur një rekord në arkëtim edhe pse bota po kalon një pandemi globale.

Sipas të dhënave të para, “Wonder Woman 1984 ” arriti në fundjavën e parë të shfaqjes së tij në SHBA dhe Kanada, të mbledhë të ardhura prej 16.7 milion dollarë, numri më i madh që ka arritur të arrijë një film që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Duhet të theksohet këtu se në të njëjtën kohë kur u shfaq në kinema, filmi ishte gjithashtu i disponueshëm në shërbimin streaming HBO, ku gjithashtu pati vlerësime shumë të larta. Në fakt, pothuajse gjysma e përdoruesve të platformës panë aventurat e reja të super-heroinës në ditën e Krishtlindjes.

Filmi i parë i serisë, i cili u lançua në vitin 2017, kishte mbledhur më shumë se 100 milion dollarë në dy ditët e para të shfaqjes së tij, por ai u shfaq në dyfishin e numrit të kinemave dhe nuk kishte frikë dhe masa kufizuese të koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota wonder woman rekord shikueshmerie wonder woman rekord shikueshmerie

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 21:49

Buxheti i rënduar i familjeve në pandemi

Për familjen e Fitore Muratit, 37 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ishte e vështirë që ta mbyllnin muajin, pasi gjatë kohës kur në Kosovë ishin në fuqi masa t...