Politike

Emërimi i anëtarit të 7-t të Kushtetueses/ Shefja e ONM: Lajm i mirë! hap i madh për të përforcuar funksionalitetin e Gj

28 Dhjetor 2020, 22:03 Nga DOSJA
Emërimi i anëtarit të 7-t të Kushtetueses/ Shefja e ONM:

TIRANË– Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar pas emërimin të anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Calavera ka thënë se vendimi është një hap i madh për për të përforcuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë para vitit 2020.

“Lajm i mirë. Një tjetër hap i madh për të përforcuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë para vitit 2020”, shkruan Calavera.

Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen, duke dekretuar kështu gjyqtaren e tretë nga vakancat e tij dhe të shtatën për ‘Kushtetuesen’. Lidhur me këtë, ka reaguar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim duke theksuar se puna nuk duhet të ndalet deri në anëtarin e 9-të.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genoveva ruiz calavera sonila bejtja emerohet ne kushtetuese genoveva ruiz calavera sonila bejtja emerohet ne kushtetuese

Sondazh

Poll