Bota

Ligji i ri në Pakistan kundër sulmeve seksuale/ Përdhunuesit përsëritës do të kastrohen me kimikate

28 Dhjetor 2020, 21:25 Nga DOSJA
Ligji i ri në Pakistan kundër sulmeve seksuale/ Përdhunuesit

PAKISTAN-Pakistani ka miratuar masa te reja të ashpra, kundër sulmeve seksuale. Në masën e marrë, përfshihen gjyqe të shpejta dhe kastrim kimik për ata që shpallen fajtorë në raste të përsëritura përdhunimi.

”Ligji i ri Anti-Përdhunim u nënshkrua dje nga presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, i cili siguron që gjykatat speciale të luftojnë krimin duke trajtuar të gjitha rastet e përdhunimit, e duke i mbyllur ato brenda katër muajve,”- thuhej në deklaratën e zyrës së presidentit.

Lajmi është konfirmuar dhe nga kryeministri Imran Khan, i cili ka shkuar më teje me deklaratat, duke thënë se përdhunuesit, duhet të varen publikisht për veprimin e tyre.

“Unë besoj se përdhunuesit duhet të varen publikisht. Përdhunuesit dhe abuzuesit e fëmijëve duhet të varen. Ne nuk i dimë statistikat e vërteta pasi krime të tilla nuk raportohen sepse njerëzit turpërohen dhe nuk duan të tregojnë,”-ka thënë ai.

Njësi të veçanta do të krijohen për ekzaminimin e plotë ligjor e mjekësor të viktimave të përdhunimit brenda gjashtë orëve pas raportimit të incidentit, dhe një regjistër kombëtar me identitetin e përdhunuesve përsëritës do të krijohet në vend. Një nga masat më ekstreme është kastrimi kimik i përdhunuesve përsëritës, çka do të kryhet me mjekime që ulin testosteronin dhe si rezultat, nxitjen seksuale të shkelësve.

Kabineti aprovoi masat pas një serie përdhunimesh të rënda që tërhoqën vëmendje dhe zemërim kombëtar, duke përfshirë dhe disa ku përfshiheshin të mitura.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota imran khan pakistan imran khan pakistan

Sondazh

Poll