Bota

“Informacione të rreme”/ Borrell u’ vërsulet’ mediave ruse: Absurde pretendimi se vaksina mund t’i kthej

28 Dhjetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Informacione të rreme”/ Borrell u’ vërsulet’

BRUKSEL– Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se mediat ruse po përhapin informacione të rreme në lidhje me vaksinat evropiane dhe amerikane kundër COVID-19.

“Prodhuesit e vaksinave perëndimore tallen haptas në mediat ruse shumëgjuhëshe të kontrolluara nga shteti, gjë që në disa raste ka çuar në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë. Thashethemet e tilla padyshim janë drejtuar vendeve ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj, Sputnik-V,”– tha ai, duke shtuar se veprime të tilla kërcënojnë shëndetin publik mes pandemisë.

Sipas mediave të huaja, Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se Sputnik-V po shënjestrohet nga një fushatë e inteligjencës së huaj.

Fondi Rus i Investimeve të Huaja (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë vendit dhe Ministria Ruse e Shëndetësisë nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat.

Kur ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca, e cila po punon me Universitetin e Oksfordit për të zhvilluar vaksinën e saj, ndaloi provat klinike në shtator për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme të një vullnetari, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov u tha gazetarëve se Sputnik-V është i besueshëm.

Javën e kaluar, Rusia dërgoi dozat e para të vaksinës në Argjentinë. Ajo ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me shumë vende të tjera të Amerikës Latine dhe Azisë. Të dy dozat e vaksinës ruse kushtojnë më pak se 20 dollarë për person. Borrell: Media ruse përhap informacione të rreme rreth vaksinave perëndimore

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota josep borrell vaksina kunder covi-19 josep borrell vaksina kunder covi-19

Sondazh

Poll