Bota

Mund të shkaktonte tragjedi! Infermierët gjermanë gabojnë me dozat, u japin punëtorëve të azileve 5-fishin e një vaksine

28 Dhjetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Mund të shkaktonte tragjedi! Infermierët gjermanë gabojnë me

GJERMANI- Tetë punëtorë të një azili në Gjermani u injektuan aksidentalisht me pesë doza të vaksinës Covid-19. Sipas mediave të huaja, personat që u injektuan janë shtatë gra dhe një burrë, të moshës midis 38 dhe 54 vjeç, në qytetin Stralsund në Gjermanisë.

Ata ishin pjesë e grupit parësor që duhet të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech Covid-19 dhe aksidentalisht u injektuan me 5 doza. Alarmi u dha nga Stefan Kerth, administratori i rrethit ku ndodhet azili.

“Ata u informuan menjëherë për gabimin. Shpresoj që të gjithë mos të pësojnë efekte anësore serioze. Pendohem shumë për incidentin,“- tha ai.

Katër prej të injektuarve kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur simptoma të lehta gripi, ndërsa të tjerët u dërguan në shtëpi.

Procesi i vaksinimit në Gjermani ka nisur ditën e djeshme. Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane, ku më pas u transportuan në qendrat e vaksinimit. Të parët që u vaksinuan kanë qenë personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe personeli i rrezikuar në spitale.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gabimi me vaksinen ne gjermani gjermani gabimi me vaksinen ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll