Bota

Aleksandër Vuçiç flet për shpërndarjen e vaksinës ruse ‘Sputnik V’: Do ta marrim vetëm me lejen e Agjencisë

28 Dhjetor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç flet për shpërndarjen e

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë folur në lidhje me shpërndarjen e vaksinën ruse ‘Sputnik V’ në vend. Në një konferencë për media ai ka thënë se Serbia do ta përdorë vaksinën, vetëm me lejen e Agjencisë së Barnave.

“Pritet që para fundit të vitit në vendin tonë të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës së Rusisë, por kjo nuk do të thotë asgjë, derisa ta marrim lejen e Agjencisë së Barnave. Kështu që për këtë mund të flasim vetëm atëherë kur të lejohet nga shërbimet tona shëndetësore,”- ka thënë  Vuçiç.

Ndërkohë, më herët ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se Serbia është e gatshme që së bashku me Rusinë të prodhojë vaksinën ruse “Sputnik V”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic serbi vaksina anti-covd aleksander vucic serbi vaksina anti-covd

Sondazh

Poll