Bota

Faza e fundit! Kompania Novavax nis injektimin e vaksinës anti-COVID tek 30,000 vullnetarë

28 Dhjetor 2020, 21:10 Nga DOSJA
Faza e fundit! Kompania Novavax nis injektimin e vaksinës anti-COVID tek

SHBA- Kompania farmaceutike Novavax ka filluar studimin e vaksinës së saj eksperimentale anti-Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas DailyMail, ajo do të aplikohet te 30,000 vullnetarë në rreth 115 vende në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, ku doza do të merret 21 ditë larg nga njëra-tjera.

Novavax mbetet prapa prodhuesve të tjerë të ilaçeve në garën globale për vaksinën Covid-19, pasi vaksina Pfizer dhe Moderna ka marrë autorizim për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe janë injektuar tek më shumë se 2 mln amerikanë.

Novavax mund të jetë e rëndësishme në vaksinimin e njerëzve në zonat rurale ose të varfëra sepse nuk duhet të ruhet në temperatura frigoriferike, ndryshe nga vaksinat e Pfizer dhe Moderna. Novavax ka nënshkruar marrëveshje me disa vende, megjithatë nuk ka një marrëveshje se kur do të përfundojë faza e tretë e provave klinike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anti-covid novavax shba anti-covid novavax shba

Sondazh

Poll