Bota

“Peshk i madh”, Mali i Zi i kërkon urgjentisht  Serbisë ekstradimin e Zvetozar Maroviçin

28 Dhjetor 2020, 20:34 Nga DOSJA
“Peshk i madh”, Mali i Zi i kërkon urgjentisht 

MAL I ZI- Zevendeskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar, ish- Presidentin e Jugosllavisë,  Zvetozar Maroviçin.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç është shprehur se ky rinovim ka ardhur  në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, sipas mediave vendase është akuzuar për korrupsion, dhe se ai ishte kreu i një grupi që ndante rryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend. Maroviç ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.

Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll