Aktualitet

Tmerroi një qytet të tërë! Me gërshërë në dorë, kërcënoi Policinë, 28-vjeçari shoqërohet në spitalin psikiatrik

28 Dhjetor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Tmerroi një qytet të tërë! Me gërshërë

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në këtë qytet, ku një i ri kërcënoi se do të shpërthente me bombol gazi një dyqan. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 28-vjeçar me iniciale A. G., që në momentin kur efektivët iu afruan vendit ku ndodhej, kërcënonte se do të dëmtonte veten me një palë gërshërë.

Pasi u dërgua në Komisariat, 28-vjeçari u shoqërua për në spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”për të marrë mjekimin e nevojshëm.

“Rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi. 28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten. Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

LAJMI KRYESOR: “Do shpërthej bombolën”/ I riu ‘ngre në këmbë’ Vlorën pas ndjekjes nga policia, aventura e tij merr fund brenda pak minutash, neutralizohet dhe dërgohet në spitalin psikiatrik

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu kercenon familjen ne vlore vlore i riu kercenon familjen ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 18:33

FOTO/ Klos, digjet kulla 3-katëshe e familjes Çela

KLOS-Një banesë tre katëshe në fshatin Patin të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e ditës së sotme.Zjarri dyshohet se fillimisht ka nisur në kat...

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 17:49

TIRANË- Variant i ri i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës nuk është evidentuar ende në Shqipëri.Eugena Tomini, shefja e survejanc...