Aktualitet

FOTO/ Klos, digjet kulla 3-katëshe e familjes Çela

28 Dhjetor 2020, 18:33 Nga DOSJA
FOTO/ Klos, digjet kulla 3-katëshe e familjes Çela

KLOS-Një banesë tre katëshe në fshatin Patin të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e ditës së sotme.

Zjarri dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e dytë ndërsa është përhapur me shpejtësi edhe në katin e tretë. Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin 3 pjestarë të familjes Çela, që për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë shpejt dhe pa pësuar lëndime.

Banorë të zonës kanë shkuar menjëherë në ndihmë të familjes Çela, ku kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Por izolimi ka qenë i pamundur pasi zjarri ka përfshirë edhe katin e tretë. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, shfaqen banesa tre kateshe, e cila është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos, bashkë me mjetin zjarrfikës. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klos zjarre ne klos klos zjarre ne klos

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 17:49

TIRANË- Variant i ri i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës nuk është evidentuar ende në Shqipëri.Eugena Tomini, shefja e survejanc...