Aktualitet

Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në Berat, Klodian Shevroja

28 Dhjetor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në Berat, Klodian

BERAT- Koronavirusi i merr jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja.  Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e inspektorit Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe për fat të keq pas dy ditësh që ka qëndruar në intubim ka ndërruar jetë ditën e sotme.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten klodian shevroja koronavirusi ne berat humb jeten klodian shevroja koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 17:49

TIRANË- Variant i ri i Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës nuk është evidentuar ende në Shqipëri.Eugena Tomini, shefja e survejanc...