Bota

U dhunua në mes të Kosovës/ Ish-deputeti Gani Geci ‘tallet’ me gazetarin Valon Syla: Të ka ardh’ prej Perëndisë!

28 Dhjetor 2020, 17:16 Nga DOSJA
U dhunua në mes të Kosovës/ Ish-deputeti Gani Geci

PRISHTINË– Ish-deputeti i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci i ka dedikuar një ‘diss’ gazetarit Valon Syla teksa po zhvillonte një video live në Facebook, i cili pak ditë pasi që ai është sulmuar fizikisht në mes të Prishtinës.

Në bejten e krijuar prej tij pas kërkesës së ndjekësve, Geci shprehet se gjithçka i ka ardhur si dënim nga perëndia dhe se mesazhi ka ardhur nga Diaspora. 

“Bëja një diss Valon Sylës. Valon Syla o gazetar, mos u ban shumë si magar, mos na i shaj gubetqarët se të rrehi si zagar. Këtë e lype prej Ganis e të ka ardhur prej Perendisë! Besoni ose Jo, shumë kush e ka lyp prej Ganis e i ka ardhë prej Perendisë. Atij burri i lumt’ dora, këtë e ke nga Diaspora,”-reciton Gezi.

Sipas mediave të Kosovës, Syla dhe Geci kishin pasur përplasje edhe ditë më parë përmes rrjeteve sociale. Gjithçka ka nisur pas një fjalimi të vajzës së tij, deputetes së LDK-së, Marigona Geci, e cila ka folur për vrasjet në Kuvend duke përmendur se mamaja e gazetarit Valon Syla është serbe. Pas fjalimit, Syla është kundërpërgjigjur ashpër duke akuzuar Gani Gecin për dy vrasje, ndërsa shton se është i dyshuar edhe për të tjera. Debati mes tyre ka vazhduar gjatë, ndërsa pak ditë më parë gazetari u dhunua në mes të Prishtinës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gani geci valson syla gani geci valson syla

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 16:41

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, ...

Bota 28 Dhjetor 2020, 15:30

Britania pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca

Autoritetet britanike pritet të miratojnë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca këtë javë dhe kreu i kompanisë tha se ajo do të jetë po aq efek...