Bota

Përballen me probleme në transportim/ Vonohet shpërndarja e vaksinës së Pfizer në 8 vende të BE-së

28 Dhjetor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Përballen me probleme në transportim/ Vonohet shpërndarja e

BRUKSEL-Dërgesa e vaksinave anti-Covid Pfizer dhe BionTech, ka hasur vonesa në 8 vende të Bashkimit Evropian, për shkak të një problemi logjistik.

Për shkak të një çështje të vogël logjistike, ne kemi planifikuar një numër të kufizuar të dërgesave tona. Çështja logjistike është zgjidhur dhe ato dërgesa tani po dërgohen,”-ka njoftuar kompania. 

Lajmi është konfirmuar dhe nga autoritetet spanjolle, të cilat kanë bënë me dije se kishin marrë një mesazh nga Pfizer se ngarkesa me vaksina do të mbërrinte të martën dhe jo të hënën për shkak të një problemi në procesin e transportit. Ndërkohë, Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, siguroi që çështja tashmë ishte zgjidhur dhe vaksinat ishin rrugës.

Autoritetet lokale në Gjermani raportuan gjithashtu vonesa në administrimin e dozave, ditën e djeshme, pasi u zbulua se mund të ketë pasur probleme të temperaturës gjatë transportimit.

Dorëzimi i kësaj vaksinë është disi e komplikuar pasi duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta rreth minus 70 gradë Celsius. Europa filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv gjatë fundjavës, me Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë që filluan të shtunën. Ndërsa Italia, Austria, Franca, Republika Çeke dhe të tjerët nisën fushatën e vaksinimit ditën e djeshme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be vaksnia kunder covid-19 be vaksnia kunder covid-19

Sondazh

Poll