Bota

E RËNDË në Izrael! 75-vjeçari vdes 2 orë pas vaksinimit me ‘Pfizer’, nisin me urgjencë hetimet

28 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
E RËNDË në Izrael! 75-vjeçari vdes 2 orë pas

IZRAEL-Një 75-vjeçar nga Izraeli vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Cheyz Levz, i cili ka thënë se ka nisur hetimi për këtë çështje.

”Burri kishte vuajtur nga ataket kardiake në zemër edhe në të kaluarën, por megjithatë për vdekjen e tij ka nisur hetimi,”-ka thënë ministria.

Burri u vaksinua rreth orës 8:30 në klinikën Clalit. Ai qëndroi aty për një kohë të shkurtër, për të siguruar që nuk kishte efekte anësore. Kur ai u ndje mirë, u la që të largohej por vetëm pak orë më pas, pësoi atak në zemër dhe ndërroi jetë.

Ditën e sotme, Izraeli ka vaksinuar 380,000 qytetarë me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Ndërsa, sipas Ministrit të Shëndetësisë Yuli Edelstein, 99,000 njerëz u vaksinuan ditën e djeshme.

(F.g;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael vdes nje burre ne izrael izrael vdes nje burre ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 15:30

Britania pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca

Autoritetet britanike pritet të miratojnë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca këtë javë dhe kreu i kompanisë tha se ajo do të jetë po aq efek...