Bota

Serbia ndan vaksinat kundër Covid-19 në Veriun e  Kosovës, BE-ja: Po ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet, vendet duhet t

28 Dhjetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Serbia ndan vaksinat kundër Covid-19 në Veriun e  Kosovës,

KOSOVË- Bashkimi Evropian, ka deklaruar se është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet  mbi shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në Veriun e Kosovës nga qeveria e Serbisë. Sipas mediave të Kosovës, ditën e sotme një zëdhënës i BE-së, emri  të cilit nuk është publikuar i ka thënë për Gazetës Express se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë bazuar në marrëveshjet e dialogut për lëvizjen e mallrave.

“Jemi duke i ndjekur dhe duke i shikuar zhvillimet e raportuara në lidhje me shpërndarjen e vaksinës për COVID-19. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në vijë me marrëveshjet përkatëse të dialogut për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, për Gazetën Ekspress.

Qeveria e Serbisë para tre ditësh ka shpërndarë edhe në veriun e Kosovës disa vaksina kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer/BioNTech, Lajmin për këtë e dha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë ditën e sotme, Vuçiç ka deklaruar se do të kujdeset për vaksinimin e popullit të tij në Kosovë. Gjithashtu, ai ka thënë se janë të gatshëm të dërgojnë vaksina edhe për shqiptarët.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperndarja e vaksinave ne serbi shperndarja e vaksinave ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 16:41

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, ...

Bota 28 Dhjetor 2020, 15:30

Britania pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca

Autoritetet britanike pritet të miratojnë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca këtë javë dhe kreu i kompanisë tha se ajo do të jetë po aq efek...