Bota

ANALIZA/ Pandemia ka sjellë një rritje të varfërisë në Evropë

28 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
ANALIZA/ Pandemia ka sjellë një rritje të varfërisë

EVROPË-Pandemia ka shkaktuar një val në rritje të varfërisë në Evropë. Sipas BBC, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka thënë se virusi ka shkaktuar një rritje të varfërisë, por situata ka qenë kritike dhe më parë.

Në, Evropa, shqetësimi rreth urisë dhe privimit ekzistonin shumë kohë para krizës Covid-19,”-ka thënë ai.

Në vitin 2019, një raport nga Eurostat vlerësoi se kishte 92.4 milion njerëz në BE që ishin në rrezik të varfërisë, një total prej 21.1% të popullsisë së përgjithshme.

Një raport tjetër i Eurostat në 2018 zbuloi se 33.4 milion evropianë nuk ishin në gjendje të përballonin një vakt me mish, peshk çdo ditë, duke theksuar shkallën e dukshme të problemit në të gjithë Evropën. Ndërkohë, që pandemia ka dhënë një tjetër goditje dhe situata është përkeqësuar.

Gjithnjë e më shumë njerëz në qytetet më të mëdha të Evropës filluan të përballeshin me varfëri ushqimore dhe u mbështetën te bankat për ndihmë, gjithashtu është rritur kërkesën për ndihmë nga organizata kryesisht vullnetare.

Trussell Trust, rrjeti më i madh i bankave ushqimore në Britani, tha se ata përjetuan një rritje prej 47% të nevojave gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe për herë të parë në historinë e saj 70-vjeçare, UNICEF njoftoi se do të ushqente fëmijë të varfër në Britaninë e Madhe, pasi numri është i varfërisë është në rritje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be vraferia ne be be vraferia ne be

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 16:41

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, ...

Bota 28 Dhjetor 2020, 15:30

Britania pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca

Autoritetet britanike pritet të miratojnë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca këtë javë dhe kreu i kompanisë tha se ajo do të jetë po aq efek...