Aktualitet

Vlorë/ Kapen 48 kg kanabis dhe 97 fidanë në kubik, fqinjët “çojnë” në pranga dy kultivuesit

28 Prill 2019, 07:28 Nga DOSJA
Vlorë/ Kapen 48 kg kanabis dhe 97 fidanë në kubik, fqinjët

VLORË–  Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë operacionit ‘Prita’ në një banesë është gjetur 48 kg kanabis dhe 97 fidanë në kubikë.

Gjatë operacionit, të ndihmuar edhe nga informacionet e qytetarëve, Policia ka arrestuar në flagrancë: Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës.

Përveç drogës, gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Finalizohet operacioni policor “Prita”.

Goditet një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Operacioni falë edhe informacionit të adresuar nga qytetarët në Polici.

Sekuestrohen 48 kilogramë kanabis në një banesë, si dhe 97 fidanë në kubikë. Në pranga dy shtetas.

Në kuadër të luftës për parandalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, thirrjes së qytetarëve për të bashkëpunuar me Policinë në luftë kundër paligjshmërisë, bazuar në informacionet e adresuara nga qytetarët se dy shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Prita”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë në brigjet e Barit u kap një gomone me 1.5 kanabis në bord. Nga autoritetet u arrestuan dy shqiptarë. Edhe në Fushë-Krujë disa ditë më parë u pikasën dy parcela me 1 mijë rrënjë kanabsis. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne vlore operacioni prita vlore kanabis ne vlore operacioni prita vlore

Sondazh

Poll