Aktualitet

Besimtarët festojnë sot Pashkët ortodoksë, cilat janë traditat e kësaj feste

28 Prill 2019, 07:04 Nga DOSJA
Besimtarët festojnë sot Pashkët ortodoksë, cilat janë

SHQIPËRI– Besimtarët ortodoksë kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarët me njëri-tjetrin thonë mes tyre: ‘Krishti u Ngjall’! Dhe përgjigjia që duhet të vijë është ‘Vërtet u Ngjall’!

TRADITAT

Traditë në festën e Pashkëve janë vezët e kuqe. Veza e lyer me të kuqe simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Një tjetër traditë e festës është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Gjatë meshës, besimtarët marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa e pashkeve pashket ortodokse festa e pashkeve pashket ortodokse

Sondazh

Poll