Aktualitet

Zgjedhje pa opozitën/ Shkrimtari Erebara: Shqipëria sot është më keq se në vitin 1997

27 Prill 2019, 19:26 Nga DOSJA
Zgjedhje pa opozitën/ Shkrimtari Erebara: Shqipëria sot

TIRANË- Situata politike në vend sa vjen dhe po përkeqësohet, ku opozita ka vendosur që të braktis zgjedhjet. Në intervistën e tij për Dosja.al, shkrimtari Rudi Erebara parashikon se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, pasi është kundër njësoj siç ka qenë dhe në 1997.

Ai shprehet se Shqipëria sot është më keq se në vitin 1997, pasi ateherë ishin të dëshpëruar ndërsa sot janë totalisht të pa shpresë. “Nuk e kuptojnë çdo të thotë një eksod i tretë masiv. Nuk e kuptojnë se janë të pazotë për botën moderne”, shton ai në intervistën për Dosja.al.

PJESË NGA INTERVISTA

Ndërkohë opozita, me bojkotin e zgjedhjeve duket se i ka hapur rrugën Veliajt për një mandat tjetër. Ky bojkot duket se nxit largimin tuaj nga Shqipëria…

Nuk mendoj se do të shkojnë në zgjedhje pa opozitën. Jam kundër, edhe kam qenë kundër 1997. I kam frikën përsëritjes sepse tani njerëzit nuk janë thjesht të dëshpëruar, si në 1997. Janë totalisht të pashpresë. Ikja në 1997 ishte një shpresë në njëfarë mënyre. Edhe ashtu ndodhi. Ikën 500 mijë të tjerë. Sot duan vetëm një arsye më shumë për të mos u kthyer. Sunduesit e politikës në pushtet nuk janë të kthjellët. Nuk e kuptojnë çdo të thotë një eksod i tretë masiv. Nuk e kuptojnë se janë të pazotë për botën moderne. Sado të kenë vjedhur, gjithë këto vite, sado të kenë shitur droge, ekonomia kineze i ka të gjithë bashkë një orë konkurencë. Një lojë yçi. Unë e mbështes opozitën në moshyrje në zgjedhje. Shqipëria është në krizë të shkaktuar nga socialistët. Krizën e sollën socialistët. Socialistët duhet ta zgjidhin krizën. Të futesh në zgjedhje në këtë mënyrë, do të thotë të provokosh luftë. Nuk e di sa socialistë duan luftën. Ata që kanë qenë 20 vjec në 1997 sot janë gati të bëhen gjyshër. Nëse nuk kanë vënë mend, nuk di çfarë të them. Por di me siguri që socialistët do të mbajnë përgjegjësi dhe do të gjykohen nga historia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kriza e vitit 1997 kriza politike rudia erebara zgjedhje pa opoziten kriza e vitit 1997 kriza politike rudia erebara zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll