Aktualitet

Si mund të evitohet një mandat i dytë i Veliajt? Erebara: Duhet rishpikur fenomeni Fatos Nano

27 Prill 2019, 20:07 Nga DOSJA
Si mund të evitohet një mandat i dytë i Veliajt? Erebara: Duhet

TIRANË- I deklaruar publikisht kundër Veliajt, Rudi Erebara, shkrimtar dhe një ndër protestuesit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, shprehet se ka një mundësi për të shmangur mandatin e dytë të Veliajt.

Në intervistën e tij dhënë për Dosja.al ai shprehet se kjo gjë është e mundur vetëm me rishpikjen e fenomenit politik Fatos Nano. “Betonizimi do të vazhdojë. Të dëshpëruarit e fundit që kanë ngelur pa bukë nëpër skrepat e shkretë të varfërisë shqiptare, do të vijnë në Tiranë edhe me ndonja 200 mijë të tjerë”, shprehet ai më tej në parashikimin e tij për Tiranën e katër viteve të ardhshme.

Çfarë mund të bëhet në kaq pak kohë që të evitohet mandati i ri i veliajt?

Duhet rishpikur Fatos Nano si fenoment politik në një parti socialiste të kapur nga mafia e drogës dhe e betonit.

Si e shikoni një 4-vjeçar të Tiranës me Veliajn? Ku do jetë Tirana pas 4 vjetësh?

Betonizimi do të vazhdojë. Të dëshpëruarit e fundit që kanë ngelur pa bukë nëpër skrepat e shkretë të varfërisë shqiptare, do të vijnë në Tiranë edhe me ndonja 200 mijë të tjerë. Këta nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçce të shtojnë të varfërit sepse janë komunistë në thelb. Në gjithë përbërjen e tyre. Vazhdimi i kësaj qeverisje, me Veliajn edhe Ramën do ta thellojë krizën shqiptare deri në vdekje edhe pastaj lufta do të jetë, jo vetëm e pashmangshme, por edhe e padobishme. Shqiptari është varur pas litarit të rrijë mbi ujë, edhe pret t’i vijë radha të ngjitet në anijen e pushtetit. Askund nuk dëgjon t’i thonë: mëso notin edhe ik. Dil në breg vetë. Pikërisht sepse këta që janë në qeverisje kudo, edhe ata që i votojnë janë komunistë në përbërje. Janë të mbushur me urrejtje ndaj gjithçkaje që është normale, si familja, historia, e shkuara, e ardhmja, puna, zanati, artet, kultura, tradita, feja. Këta e kanë fe paranë. Njeriun e dinë proletar. Një vegël që prodhohet lirë në Kinë. Njeriun e dinë konsumator. Prodhojnë ushqime që vrasin blerësin. I quajnë oligarkë. Me siguri oligarkëve do t’u vinte turp ta dinin se edhe në Shqipëri banditët quan të quhen kështu. Edhe këta duan të quhen kështu sepse duan të blejnë statusin e pamerituar, statusin që nuk do ta meritojnë kurrë në jetë: të jenë njerëz të pasur. Ja shembulli më i afërt. 1 miliard dollarë dhanë të pasurit e Francës për Notrë Damën e Parisit, sepse e kanë fe, besim, kulturë, histori. Kanë rrënjët. Me këtë dhurim i japin shpresë gjithë njerëzve se njeriu fiton mbi fatkeqsinë, edhe paraja nuk është asgjë përpara historisë. Këta duan të shembin Korpusin teatror sepse nuk u pëlqen. Punë e madhe fort se nuk u pëlqen këtyre. Edhe për çfarë?! Të ndërtojnë fjetore. Dyqane brekësh e kostumesh. Këta vetëquhen rilindas. E vjedhin edhe këtë fjalë. Shiko ku kemi mbërritur. Nga rilindasit e shquar humanistë shqiptarë e botërorë, që shkrinë pasurinë për njerëzimin, këta betonojnë me paratë e drogës. Janë pa skrupuj sepse nuk duan të jenë as socialistë. Këta janë ndarë nga çdo lidhje me realitetin me vetëdije. Edhe sot në Shqipëri jemi ne dhe këta. Nëse këta vazhdojnë të marrin mbështetjen me votë të rregullt, atëherë Shqipëria do të pësojë eksodin e fundit si arbereshët. Nga Shqipëria do të ikim ne që nuk jetojmë dot me këta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj fatos nano nano dhe veliaj rudi erebara erion veliaj fatos nano nano dhe veliaj rudi erebara

Sondazh

Poll