Aktualitet

Aksident tragjik tek rrethrrotullimi i Tapizës/ Humbin jetën 2 persona, plagosen dhe 2 pasagjere

27 Prill 2019, 20:59 Nga DOSJA
Aksident tragjik tek rrethrrotullimi i Tapizës/ Humbin jetën 2

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 

Policia në njoftimin e saj për mediat bën me dije se viktima kanë mbetur shoferi dhe një pasagjere që ishte ne mjetin Audi që doli nga rruga. Po bilanci i këtij aksidenti është edhe më i rëndë pasi dhe dy pasagjere të tjera, që janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital. 

NJOFTIMI I POLICISË

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende aksident ne tapize plagosen 2 pasagjere vdesin 2 persona ne aksident aksident i rende aksident ne tapize plagosen 2 pasagjere vdesin 2 persona ne aksident

Sondazh

Poll