Politike

“Dështim i plotë me menaxhimin e dy krizave të mëdha”, Tabaku: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia shqiptare h

28 Dhjetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
“Dështim i plotë me menaxhimin e dy krizave të

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon qeverinë se ka dështuar të menxhojë krizën e shkaktuar nga tërmeti dhe gjatë pandemisë.

Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.‘-shkruan Tabaku.

Vendi ka humbur nga ekonomia 1 mld euro ndërsa qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit, thekson Tabaku.

Në fund ish-deputetja shkruan se PD do i sjellë Shqipërisë ndryshim dhe shpresë.

POSTIMI I PLOTË:

Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti. Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë.INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit.Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jemi ne, qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën AntiCOVID. Në një postim n...