Aktualitet

70 mln euro për vaksinën/ Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar

28 Dhjetor 2020, 12:33 Nga DOSJA
70 mln euro për vaksinën/ Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe

Pas miratimit të shumës prej 70 milion eurosh që Komisioni Evropian bëri për vaksinën për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar ambasadori Luigi Soreca.

Në një postim në “Twitter”, diplomati i BE në Shqipëri thotë se 70 mln eurot janë për të mundësuar fillimin e fushatë së vaksinimit për stafin mjekësor dhe grupet me risk të lartë.

Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerët të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.  70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca.

Throughout #COVID19 crisis and in the post-earthquake, the #EU??has shown that #Albania??,and the WBs, are privileged partners.
The EU?? continues to act in this spirit also in the case of vaccines, with allocation today by @EU_Commission of….1/2https://t.co/2u6g8rALTW

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) December 28, 2020

Komisioni Europian ka miratuar sot fondin prej 70 milionë eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor. Paketa është në kuadrin e Instrumentit për Para-Anëtarësim (IPA II) për të ndihmuar financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat COVID-19 të siguruara nga shtetet anëtare të BE-së.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca miratimi i fondit per vaksinen luigi soreca miratimi i fondit per vaksinen

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 12:08

Pandemia i plaku dhe i largoi më shumë shqiptarët

Klodi ka disa vite e martuar, por heziton të bëhet nënë. Ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të vetën dhe fëmijë, megjithatë nuk guxon ende të sjellë...